Nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me atmosferë festive në të gjithë Shqipërinë. Në Durrës, festa erdhi ndryshe këtë vit. Emaar Group, kompania pas ndërtimit të portit të ri organizoi një koncert në shëtitoren Taulantia, ndërsa festa kulmoi me hedhjen e fishekzjarrëve.