Parisi, të cilin shkrimtari ynë i ndjerë Ismail Kadare e deshi aq shumë i ka bërë nderimin e fundit. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë lajmin për vendosjen e një pllake përkujtimore kushtuar shkrimtarit të njohur shqiptar. Me vendim të këshillit bashkiak të Parisit kjo pllakë është vendosur në bulevardin 63 Saint-Michel.