Top Channel/ Paris, marrëveshje sigurie për Ukrainën: 26 vende do dërgojnë trupa, Gjermania refuzon!
05/09/2025 11:43

Takimi i Parisit solli një dakordësi që me shumë gjasë, do të jetë muzikë për veshët e presidentit Volodimir Zelensky: Shtetet perëndimore që mbështesin Ukrainën u pajtuan me një kuadër të gjerë garancish sigurie ushtarake për vendin e përballur me agresionin rus. Në samitin e kryesuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer morën pjesë 35 krerë shtetesh dhe qeverish, disa personalisht dhe disa përmes lidhjeve-video. Sipas Zelenskyt gjithashtu pjesëmarrës, "Koalicionit të të Gatshmëve" janë të një mendjeje mbi kornizën e përgjithshëm të garancive të sigurisë. Rëndësi qendrore ka sipas tij një ushtri e fortë ukrainase. Pas takimit të grupit në Paris ai tha se të gjithë ranë dakord që Rusia refuzon çdo iniciativë paqeje. Sipas Macronit 26 vende janë gati të dërgojnë trupa për të siguruar armëpushimin ose paqen në Ukrainë, e disa shtete të tjera po shqyrtojnë nëse do të bëhen ose jo pjesë e nismës. Këto vende janë zotuar zyrtarisht për të stacionuar trupa në Ukrainë ose për të mbështetur Ukrainën dhe për të siguruar paqen përmes pranisë nga toka, deti ose ajri. Kjo trupë ushtarake nuk ka as vullnetin dhe as objektivin për të zhvilluar luftë kundër Rusisë, përkundrazi ka për qëllim të sigurojë paqen dhe të dërgojë një sinjal të qartë strategjik. Franca dhe Britania e Madhe kishin rënë dakord që para takimit që të dërgonin disa mijëra trupa në Ukrainë. Danimarka, Estonia dhe Lituania gjithashtu u zotuan të bëjnë të njëjtën gjë. Suedia shprehu gatishmërinë e saj për të siguruar një paqe të mundshme në Ukrainë përmes mbikëqyrjes ajrore dhe nga deti. Holanda deklaroi se mund të ofronte ndihmë nga ajri, deti dhe toka. Gjermania sakaq e bëri të qartë se nuk planifikon të dërgojë ushtarë. Për Berlinin, prioritet kryesor është pajisja e forcave të armatosura ukrainase në mënyrë që vendi të mund të vetëmbrohet, dhe për cdo gjë tjetër, qeveria gjermane do të vendosë për gjithçka tjetër vetëm pas një armëpushimi.

Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
DIGITALB DIGITALB