Një 24-vjeçar nga Fushë-Kruja është arrestuar pasi u kap me dy mina me telekomandë në trup. Ai ishte duke lëvizur në drejtim të Lezhës për t’i shitur këto mina grupeve kriminale. Arkil Selimi u lokalizua në afërsi të Milotit, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën të fshehura në trup, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë.