Deklarata e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky se Rusia po përpiqet të nisë një luftë në Ballkan, edhe pse nuk konsiderohet dicka e re në Kosovë, u pa me shqetësim si një rrezik potencial e mjaft më i prekshëm. Ekspertë të sigurisë thonë se gjasat e konfliktit i ushqen ndjeshëm politika hegjemoniste serbe, si dhe nevoja aktuale e Moskës për të shpërqendruar vëmendjen nga Ukraina.