Paulin Gjomarku është 38-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në aksin e vjetër Lezhë-Milot për shkak të shpejtësisë së madhe në zonë të banuar dhe parakalimit të gabuar. Top Channel ka siguruar pamjet ku duket se si parakaloi, u përplas me murin rrethues të një banese, u rrotullua në ajër derisa u kthye përmbys.