Paralajmërimët e Koresë së Veriut që e konsideron një veprim armiqësor në pragun e saj, nuk e ndaluan ushtrinë e Koresë së Jugut dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të nisnin një stërvitje masive pranë kufirit me vendin e izoluar komunist. Manovrat ushtarake, të parat nga pesë raunde të planifikuara nga aleatët deri në mes të qershorit, përkujtojnë 70-vjetorin e partneritetit ushtarak mes Seulit dhe Uashingtonit.