Rusia testoi gatishmërinë e sistemeve të saj të mbrojtjes ajrore të vendosura në Gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi nga Ukraina në 2014. Lëvizja vjen në mesin e manovrane të përbashkëta ushtarake në Detin e Zi nga vendet e NATO-s dhe Ukraina. Stërvitja e aleatëve Flladit të Detit, pason një ashpërsim të tensioneve mes NATO-s dhe Moskës. Kjo e fundit foli javën që shkoi për të shtëna paralajmëruese dhe tha se kishte hedhur bomba në rrugën e një destrojeri britanik i cili ishte afruar në brigjet e Krimesë. Sipas Interfax, Flota ruse në Detin e Zi ka an gazhuar rreth 20 avionë e helikopterë ushtarakë, përfshirë bombarduesit Su-24M, si dhe sistemet e raketave tokë-ajër S-400 dhe Pantsir në testet e gatishmërisë.