Është një mënyrë e thjeshtë, ama shumë domethënëse për t`u kujdesur jo vetëm për veten por edhe për të tjerët. I vaksinuar vetë në muajin mars, Papa Francesku u kthye në zërin më të fundit të fuqishëm që ngrihet në mbështetje të imunizimit masiv, duke thënë se vaksinat kundër koronavirusit ofrojnë shpresë për fundin e pandemisë.“Falë Zotit dhe punës së shumë personave, ne tani kemi vaksina që na mbrojnë nga koronavirusi”, ishte komenti i kreut të 1.2 miliard katolikëve të botës përmes një mesazhi video.