Papa Françesku bëri thirrje të shtunën për dialog për të kundërshtuar izolimin e shkaktuar nga pandemia Covid-19 ndërsa bota feston Krishtlindje të dytë nën hijen e koronavirusit. Këtë herë është faji i Omikron që po infekton me shpejtësi duke penguar për të dytën herë festën. Në bekimin e tij tradicional për Ditën e Krishtlindjes Urbi dhe Orbi, Papa dha edhe një mesazh.