Daja i autorit të krimit të rëndë në Volos të Greqisë, ka dhënë një intervistë për gazetaren e Top Channel Dhorjela Çule, ku i bën thirrje nipit të tij Pandeli Nakoleci që të dorëzohet në polici. Ai shprehet se nuk e dinë arsyen se përse e ka kryer këtë krim, ndërsa shton se në Shqipëri ka pasur kartelë dhe ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, madje trajtohej me kemp.