Përpara se të zënë vendin kryesor në tavolinën e festave, gjelat e detit në Peqin kanë bërë parakalimin e përvitshëm në panairin që synon promovimin e tij. Zona e Peqinit njihet për rritjen e gjelave të detit cilësor, por fermerët ende vuajnë mungesën e një tregu dhe konkurencën nga gjeli i importit.