Avioni me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja, kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Rinasit, ndërsa tashmë kanë mbërritur në Durrës, në ambientet e hotelit ku do të strehohen. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, shihet grupi i parë me 121 shtetas afganë nga 4000 që pritet të mbërrijnë në Shqipëri në ditët në vijim. Ata shihen teksa zbresin shkallët e autobusit dhe drejtohen për në strehën e tyre të përkohshme.