Këto pamje vijnë nga fabrika e Vajit në Vaqarr, e cila është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne. Sikurse duket, zjarri ka përfshirë të gjithë godinën dhe fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin ndërsa zjarrfikësja dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.