Një person që udhëtonte me biçikletë është aksidentuar pasdrekën e sotme, duke shkaktuar dhe trafik të rënduar në hyrje të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Dajlanit ku rreth orës 14:45, një automjet ka përplasur shtetasin P. P., rreth 60 vjeç, që lëvizte me biçikletë. I dëmtuari është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.