Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ka mbërritur pasditen e sotme në urën e Mifolit, ku po monitoron nga afër situatën e prurjeve të lumit Vjosa. Reshjet e shiut nuk kanë pushuar ende dhe situata vijon të jetë kritike, pasi edhe në orët në vijim pritet të ketë reshje në gjirin e Vlorës si edhe në jug të vendit. Autoritetet kanë njoftuar të gjithë banorët dhe bizneset përgjatë vijës se lumit të tregohen të kujdesshëm dhe të qëndrojnë në gadishmëri për çdo zhvillim të mundshëm. Deri tani niveli ka arritur 6 m, nderkohe qe pika kritike eshte 6.8 m