Situatë dramatike në jug të vendit si pasojë e reshjeve të natës. Lumi Bistricë ka vërshuar edhe në zonën e Palit, pranë urës së Metoqit, duke përmbytur magazina bujqësore dhe disa banesa. Dëmet materiale vlerësohen si shumë të mëdha. Sikurse duket nga pamjet e kapura me dron nga operatori Elvis Ballo, disa banesa janë përmbytur, ndërsa në rrezik janë bagëtitë.