Nisi miqësor takimi i dytë mes rusëve dhe ukrainasve në kërkim të një zgjidhje për luftë. Ky është takimi i dytë mes palëve që po mbahet në Bjellorusi. Ato ishin lajmëruar që dje, por vetëm të enjten ne mesditë delegacioni ukrainas mbërriti në vendtakim. Shenjat e para treguna një çtensionim mes delegacioneve, ndryshe nga hera e parë kur palët mbajtën distancë dhe pas 5 orë bisedimesh ranë dakort vetëm për ritakimin. Çtensionimin e paralajmëroi edhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov i cili foli i sigurt se do të gjendet një zgjidhje për situatën.