Top Channel/ Pakujdesi apo…Një dosje top-sekret e qeverisë britanike gjendet në një stacion autobuzi
27/06/2021 14:04

Një dosje top sekret e ministrisë britanike të mbrojtjes me të dhëna të detajuara mbi luftanijen HMS Defender dhe ushtrinë vendase është gjetur në një stacion autobuzi në Kent. Njëri prej dokumenteve të saj kishte të dhëna dhe për reagimin e ashpër rus ndaj kalimit të luftanijes të mërkurën në afërsi të Krimesë, ndërsa një tjeter detajonte planet e një pranie të mundshme ushtarake britanike në Afganistan pasi të përfundojë operacioni i udhëhequr prej Nato-s atje. Londra zyrtare njoftoi se një hetim është celur menjëherë për këtë rast, ndërsa një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes u shpreh se një punonjës kishte raportuar humbjen e dokumenteve delikate, por nuk komentoi më gjatë. Dosja me 50 faqe u gjet nga një qytetar i cili kontaktoi BBC-në kur e kuptoi rëndësinë e dokumenteve që i kishin rënë në dorë fare rastësisht. Aty thuhej se destrojeri i tipit 45, HMS Defender, kishte bërë një “kalim të pafajshëm në ujrat ukrainase”, ndërsa lëvizja qe kryer me pritshmërinë se Rusia mund të përgjigjej në mënyrë agressive. Dhe reagimi i Moskës qe vërtet i menjëhershëm, pasi raportohet se mbi 20 avionë dhe dy anije patrullimi ruse e ndoqën destrojerin anglez gjatë kalimit në brigjet e Krimesë.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06