Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të zhvilluar sot në Pallatin e Brigadave, prezantoi raportin për fuqizimin e pushtetit vendor, që sipas tij përqendrohet në katër drejtime: në zhvillimin ekonomik, kapacitetet vendore, modernizimi i qeverisjes dhe performanca e shërbimeve. Për sa i përket zhvillimit ekonomik, Demo u ndal tek programi “Paketa e Maleve”, ku bëri të ditur se sot janë rreth 25 bashki që kanë përcaktuar zonat prioritare dhe se vetëm në këto zona tashmë janë mbi 300 aplikime reale që po trajtohen nga pushteti vendor për përfundimin e lejes së ndërtimit.