Top Channel/ Pagoi para për të blerë vota për të bijën, SPAK dërgon për gjykim dosjen e Agim Locit
25/04/2024 18:18

SPAK ka mbyllur hetimet për Agim Locin, i cili akuzohet se në zgjedhjet e 14 majit ka paguar para me qëllim që të blinte vota për të bijën që kandidonte në Vorë. Tashmë dosja i ka shkuar GJKKO e cila pritet të marrë vendim. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.105, të vitit 2023, ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim në ngarkim të të pandehurit: Agim Loci, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se, i pandehurit Agim Loci, është angazhuar në fushatën e zgjedhjeve vendore të datës 14 Maj, të vitit 2023, për bashkinë Vorë, ku shtetësja A. L., e bija e të pandehurit Agim Loci, ishte në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, si pjesë e një prej koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje. Hetimi ka evidentuar se, i pandehuri Agim Loci, i ka ofruar shtetasit A.K. shumën monetare në vlerën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë, për të ndikuar në vullnetin e tij, në mënyrë që të votojë një subjekt të caktuar politik në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar në datën 14 Maj, 2023 (Bashkia Vorë).

Top Channel/ Basha padit Ballën në Spak: Më cenoi nderin
27/11 23:25
Top Channel/ Ambasada e SHBA mesazh para protestës: Kujdes me dhunën
27/11 23:20
Top Channel/ Festa kuqezi për herë të parë në Azerbajxhan
27/11 23:18
Top Channel/ Falja e 36 mijë faturave të energjisë, qeveria bën gati ligjin e ri
27/11 23:15
Top Channel/ Det edhe në rrugë, Vlora përmbytet pas 12 orësh shi
27/11 23:13
Top Channel/Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypass-in Levan-Mbrostar, ndërhyjnë zjarrfikëset
27/11 22:51
Top Channel/ Nën hetim për pastrim parash, Xhensila Myrtezaj reagon ashpër: Nuk do lejoj që…
27/11 22:37
Top Channel/ Prej 12 orësh reshje të dendura, përmbytet Vlora! Situatë e vështirë në qarkullim
27/11 22:01
Top Channel/ Konflikt mes disa personave në Fier, policia shoqëron tre të dyshuar në komisariat
27/11 20:37
Top News – Presidenti serb lavdëron Kadarenë. ‘Personalitet që i ka dhënë shumë Ballkanit dhe botës’
27/11 20:30
Top Channel/ ‘Rakipi njësoj si Rama’, Berisha: Bën sikur bën ndere, por i çon të gjithë ke djali
27/11 20:04
Top Channel/ Nis faza e dytë e bashkëpunimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë për inovacionin
27/11 19:55
Top Channel/ Durrësi kuqezi! Atmosfera e festave rrit prenotimet në qytetin bregdetar
27/11 19:53
Top News – Miratoi buxhetin para Kuvendit. Prefektura rrëzon Këshillin Bashkiak të Vlorës
27/11 19:50
Top Channel/ “Revanshi”, 78 vite burg për 12 vetë! Emiljano Shullazi dhe Avdyli, nga 10 vite
27/11 19:47
Top Channel/ Veliaj çon Spakun në Kushtetuese, kërkon rrëzimin e tre vendimeve të gjykatave
27/11 19:44
Top Channel/ Kallëzohet në SPAK kryepolici, po hetohet pas protestës së 17 tetorit
27/11 19:41
Top Channel/ Gjoba “rrugore” për protestuesit, policia shqyrton zbatimin e Kodit Rrugor
27/11 19:36
Top Channel/ Lëvizja e qeverisë një ditë para protestës, akt normativ për dëmet: Paguajnë dhunuesit
27/11 19:33
Top Channel/ ‘Kjo opozitë duhet të bashkohet’, Berisha: Detyrë e çdo atdhetari të…
27/11 19:31