Në ditën kur pedagogët protestuan në universitetin politeknik me thirrje ndaj qeverisë për dyfishimin e pagave, kryeministri Rama në po të njëjtën orë me ta foli nga universiteti bujqësor se nga një tetori pagat do të rriten deri në 15%, por buxheti i shtetit do të mbulojë vetëm 7%. Zëri i Ramës arriti edhe në veshët e pedagogëve protestues, të cilët mbetën të zhgënjyer nga vendimi dhe se e vlerësuan të pavlefshëm rritjen e pagës e të pamjaftueshme për të ndaluar grevën.