Top Channel/ Paga mesatare 60 mijë lekë, në fundin e vitit 2021 pagat pësuan rritje me 8.4%
12/03/2022 15:49

Paga mesatare në Shqipëri ka arritur drejt 60 mijë lekëshit. Në tremujorin e katërt të 2021-it pagat pësuan rritje me 8.4%, një nga rritjet më të forta në pesë vitet e fundit. Por, kjo rritje në paga u zbeh nga inflacioni. Rritja e çmimeve ka gërryer gjysmën e rritjes në nivelin e pagës mesatare. Rritja e fortë e pagave erdhi nga kompanitë në fushën e “Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit” dhe ato të “Informacionit dhe Komunikimit” që përfshijnë kompanitë teknologjike dhe ato të telekomunikacionit. Në kontrast me kompanitë financiare pagat e të cilave janë dy herë më të larta sesa mesatarja kombëtare, në sektorin e bujqësisë pagat janë 40% më të ulëta, duke treguar se niveli i pabarazisë në paga në vend vazhdon të thellohet. Ndërkohë në administratën shtetërore paga mesatare ka arritur 70 mijë lekë, ndërsa në sektorin privat 54 mijë lekë. Në vend profesioni më i paguar vazhdon të mbetet ai i deputetëve dhe nëpunësve të lartë të shtetit, ndërsa pas tyre vijnë specialistët me arsim të lartë sipas statistikave zyrtare. Tregu i punës po vazhdon të japë shenja mjaft të dobëta sa i përket rimëkëmbjes. Në tremujorin e katërt të vitit 2021 papunësia është rritur me 0.1% në krahasim me një tremujor më parë, pa mundur të mbajë ritmin pozitiv të uljes. Shifra e papunësisë në vend vazhdon të mbetet dyshifrore në nivelin 11.4%, pa u rikuperuar nga goditja që i dha pandemia, por sërish vjen me ulje nga niveli i lartë prej 11.9% në fillimin e vitit. Alarmues është fakti se në bujqësi punësimi është ulur me 5,3% në krahasim me një vit më parë, ndërsa është rritur në sektorin e industrisë dhe shërbimeve. Sipas statistikave gati 60% e forcave aktive janë të punësuar, ndërsa sipas shifrave nga zyra e punësimit janë 25 mijë vende të lira pune, që nuk po plotësohen nga tregu vendas. Një faktor kryesor për këtë është emigrimi.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16