Kanë vijuar dhe sot protestat kundër hartës së re gjyqësore sot në Kurbin, ku ndryshe nga Lezha ka pasur një numër të lartë qytetarësh, të cilët kundërshtuan fort mbylljen e gjykatës së Kurbinit. Banorët janë shprehur se mbyllja e gjykatës do të sillte shpopullimin e qytetit të Laçit, dhe vetë banorët do të detyrohen të kalojnë në vetëgjyqësi.