“Është një mrekulli që jemi gjallë. Dëgjuam një zhurmë të fortë, pastaj një det akulli u përplas mbi ne. E kotë të tentojë të largoheshe, e vetmja gjë që mund të bëje në ato momente, ishte të luteshe. U përqafuam fort dhe pritëm ashtu teksa masa e akulltë na afrohej”; ky është rrëfimi i inxhinjerit Stefano dal Moro, njëri prej të mbijetuarve te tragjedisë së një dite më parë në verilindje të Italisë, ku një akullnajë në malin Marmolada, më i larti i Dolomiteve italiane, u shkëput e një ortek u përplas mbi një grup alpinistësh që po eksploronin zonën.