Të paktën 10 skiatorë rezultojnë të zhdukur pasi një ortek i madh i përfshiu në malet e Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët thonë se bëhet fjalë për një grup prej 16 personash, katër udhërrëfyes dhe 12 klientë, të cilët Ii zuri një ortek që ra në Castle Peak, në zonën e Tahoe të martën.