Tregu i punës vendas dhe i huaj, sot më shumë se kurrë ka nevojë për profesionet. Në këtë kuadër Ministria e Arsimit po zhvillon fushatën “Zgjidh Zanatin”, fushatë e cila është shtrirë në rreth 300 gjimnaze të vendit. Në bazë të saj çdo gjimnazist që do t’i transferojë studimet në një shkollë profesionale, mund ta kryejë këtë proces brenda 3 muajve të parë të vitit shkollor. Në të gjithë vendin janë 28 shkolla profesionale, të gatshme për të pritur nxënësit e rinj.