Pas një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqen disa drejtues mjetesh që kishin bllokuar aksin rrugor Lezhë-Mamurras, për të realizuar gara sportive, ka ardhur edhe një reagim nga ana e policisë. Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se është identifikuar dhe proceduar penalisht dhe është gjobitur me 150.000 lekë njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili ishte edhe organizatori i garës. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të E. K., i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.