Organizata për të drejtat e Njeriut, tha se urdhrat e vazhdueshëm të Izraelit për evakuimin e banorëve në Gazë përbëjnë “krim lufte të transferimit me forcë” dhe “pastrim etnik” në pjesët e territorit palestinez. “Oranizata ka të dhëna të shumta se zyrtarët izraelitë po kryejnë krimin e luftës të transferimit me forcë”, u tha në raportin e organizatës të publikuar më 14 nëntor.