Gjendja e 15-vjeçarit të plagosur rëndë nga një bashkëmoshatar, të martën, në zonën e ish-Kënetës në Durrës paraqitet e qëndrueshme, por ai vijon të jetë i intubuar në reanimacionin e spitalit të Durrësit. Mjekët shpresojnë për një përmirësim të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti banal mes adoleshentëve, që përfundoi në përplasje fizike. Sipas banorëve, rastet e dhunës janë shqetësuese dhe kërkojnë reagim nga të gjithë.