Xi Jinping e vazhdoi me ndalesën e tij në Hungari turin europian, i pari i presidentit kinez pas 5 vjetësh në kontinentin e vjetër. Vizita në Budapest e takimi me zyrtarë të lartë atje duke nisur nga kryeministri Victor Orban prodhuan deklarata për një shtim të bashkëpunimit dypalësh në disa fusha, përfshirë industrinë e energjisë bërthamore.