Zjarrfikës që shuajnë zjarrin me flakëhedhës: kështu i përshkroi kryeministri hungarez Victor Orban planet e NATO-s për t`u përfshirë më shumë në luftën e Ukrainës. Orban, që ruan raporte të afërta me Vladimir Putinin, ka pasur disa përplasje me me shtetet perëndimore sa i përket mbështetjes për Kievin që prej fillimit të agresionit rus ndaj vendit fqinj mbi dy vjet më parë.Orban paralajmëroi se cdo javë që kalon, NATO-ja i afrohet më shumë konfliktit.