Opozita ka nisur aksionin e premtuar pas dënimit të deputeti Ervin Salianji. Pas vendimit të Apelit për ta dënuar deputetin me 1 vit burg, opozita tha se nuk do të ketë më qetësi në Kuvend. Në Komisionin për Çështjet Europiane kryetarja Jorida Tabaku, deputeti Edi Paloka dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi janë përplasur me njëri-tjetrin. Ka qenë deklarata e gjatë e kryetares Tabaku që ka nxitur reagimin e Peleshit, i cili u pasua nga kundër reagimi i deputetit demokrat.