Top Channel/ Operacioni i SPAK për “Call center”! Dëm 10 milionë euro shtetasve të huaj
02/05/2024 19:22

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka njoftuar për finalizimin e një operacioni të zhvilluar në 18 prill të këtij viti kundër krimeve të mashtrimit kompjuterik nëpërmjet “call center” kundër një grupi me bazë në 4 shtete të Ballkanit dhe në Liban. Hetimi për këtë rast, ka nisur në dhjetor të vitit 2023 pasi policia gjermane parandaloi një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100 mijë eurosh, ngjarje që u parandalua falë një punonjësi të bankës. Sipas numrave të telefonit të grupit të strukturuar kriminal, deri më tani rezultojnë mbi 10 mijë raste të mashtrimit me dëme në mbi 10 milionë euro. Autoritetet hetuese nga Baden-Württemberg, kanë zbuluar me sukses atë që është ndoshta mashtrimi më i madh në Evropë në qendrat e thirrjeve dhe kanë kërkuar ndihmë juridike nga institucionet shqiptare. Pas kësaj kërkesë, SPAK ka nisur hetimet ndaj grupit kriminal për veprën penale “mashtrim kompjuterik”. Hetimet sollën identifikimin e dy adresave nga ku kryheshin thirrjet telefonike dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti mashtrimi, i identifikuar si E.S. Ky i fundiit ishte pjesë e rrjetit të thirrjeve në katër shtete në Ballkan (Shqipëri, Kosovë, Bosnjë Hercegovinë, Serbi) dhe Liban. Pas kontrollit të kryer më datë 18 Prill në ambientet e identifikuara, u gjetën dhe sekuestruan: 6 njësi kompjuterike Laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 Euro; 3 Automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm; sasi lënde narkotike. Për lëndën narkotike të gjetur, janë arrestuar në flagrancë dy persona ndaj të cilëve po vijon hetimi. Ndërsa po kryhen të gjitha analizat e hollësishme për hetimin e rolit të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19