Shqipëria nuk është vetëm destinacion turistik dentar, por kohët e fundit është shndërruar në destinacion të preferuar për të huajt, që duan të kryejnë ndërhyrje estetike. “Të huajt vijnë nga vende të ndryshme të botës. Pjesa më e madhe nga Italia fqinje. Vijnë nga vendet e rajonit si Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Gjermania, Polonia e madje Amerika. Ne konkurojmë klinikat dentare, përsa I përket Turizmit Mjekësor, duke ofruar zgjidhje për problemet estetike dhe jo vetëm.