Top Channel/Operacion për të liruar pengjet/Tanket izraelitë drejt Gazës.Bombardohen tunelet e Hamas
28/10/2023 22:05

Izraeli ka nisur një tjetër fazë sulmesh në drejtim të Gazës. Pas bombardimeve, ushtria izraelite ka nisur një operacion për të liruar pengjet që mbahen nga Hamasi. Dhjetëra tanke dhe shumë trupa ushtarake po operojnë në terren duke sulmuar tunelet ku fshihen militantët e Hamasit. Shefi I shtabit të përgjithshëm të forcave të mbrojtjes së Izraelit tha se ky është një “pushtim I kufizuar” dhe se operacioni I madh ende nuk ka nisur. Ai shtoi se Hamasi po numëron “qindra të vdekur” dhe se komandantët e tij më të mirë po eliminohen njëri pas tjetrit. Operacioni po vijon dhe në frontin verior aty ku trupat izraelitë po përballen me Hezbollahun. Ndërkohë Hamas nga ana tjetër vijon të këmbëngulë se do t’I lirojë pengjet vetëm pasi Izraeli të lirojë të burgosurit palestinezë. Por pasojat e këtij konflikti po I vuajnë më shumë civilët. Si pasojë e bombardimeve në Gaza që kanë nisur nga 7 tetori kanë humbur jetën më shumë se 7600 persona, mes të cilëve dhe shumë fëmijë. Ndërkohë situata palestinezët është bërë tejet e vështirë pasi krahas mungesës së ushqimeve dhe ujit nuk po varrosin dot as viktimat pasi bombardimet nuk janë ndalur. Tmerr po përjetojnë dhe spitalet që me mungesën e karburantit nuk mund të mbajnë dot në punë aparaturat mjekësore, ndërsa numri I të plagosurve në pavione vijon të shtohet.

Top Channel/ Rama: Me SHBA dhe Izraelin, reagimi për sulmin ndaj Iranit: Gardën iraniane…
28/02 14:58
Top Channel/ “Dorëzohuni ose vdisni”: SHBA sulmon Iranin, Trump: “Do rrëzojmë diktatorët islamikë”!
28/02 14:57
Top Channel/ Tre vite nga tragjedia hekurudhore! Grekët në protestë, nisin trazirat, 80 të arrestuar
28/02 14:45
Top News – Lufta me Iranin ngre më këmbë Europën. Macron kërkon negociata, Starmer mbledh qeverinë
28/02 14:40
Top News- A do futet në luftë BE? Vjen reagimi i parë: Situata në Iran është e rrezikshme
28/02 14:28
Top News – Eliminohet kreu i Gardës Revolucionare. Sulmet në Iran shënjestrojnë udhëheqësit e lartë
28/02 14:05
Top News – Viktima nga shpërthimet e raketave. Mes të vrarëve edhe fëmijë, u godit një shkollë
28/02 14:04
Top News – ‘Irani kërcënim ekzistencial’. Netanyahu– Bashkë me Trump, do rrëzojmë tiraninë
28/02 13:43
Top News- Lufta ka nisur, Trump: Irani të dorëzojë armët, nuk tërhiqemi
28/02 13:41
Top Channel/ Tramvaji del nga shinat! Milano, një i vdekur dhe 20 të plagosur në qendër të qytetit
28/02 12:28
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin: “Arratiset” Khamenei, Teherani kundërpërgjigjet!
28/02 12:21
Top Channel/ Përse Trump e sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që bindën presidentin amerikan!
28/02 12:19
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Netanyahu: “Kërcënim ekzistencial ndaj nesh”, “Do i këpusim kokën”!
28/02 12:09
Top News- Irani raketa drejt bazave amerikane, shpërthime të fuqishme në disa shtete: Do pendoheni
28/02 11:48
Top Channel/ “Ikni nga Izraeli”, Ministria e jashtme thirrje shqiptarëve- Alarm edhe Anglia e Kina!
28/02 11:38
Top News- Sulmet SHBA-Izrael në Iran, MEPJ thirrje shqiptarëve- Tregoni kujdes!
28/02 11:15
Top News- SHBA e Izraeli nisin luftën me Iranin/ Sulme nga ajri, bombardohen disa qytete
28/02 10:17
Top Channel/ Von der leyen “përçan” liderët e BE, Macron: Sjellje e keqe
27/02 23:16
Top Channel/ Trump bën reagimin e çuditshëm pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein: Nuk…
27/02 22:30
Top News- Beogradi hakmarrje ndaj UÇK, dënon me 15 vite burg një ish-pjesëtar të kësaj force
27/02 21:30
DIGITALB DIGITALB