Një operacion i zhvilluar në Shqipëri, Greqi dhe Turqi ka zbuluar se si funksiononte aktiviteti kriminal i kontrabandimit të personave të ndryshëm. SPAK ka lëshuar 25 urdhër arreste për persona të përfshirë në trafikun e emigrantëve nga Lindja. 18 prej tyre janë shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj (palestinez, irakian, iranianë, egjiptianë dhe turq).