Prokurori i Përgjithshëm, z. Olsian Çela, raportoi sot përpara Komisionit të Ligjeve mbi veprimtarinë vjetore të institucionit që ai drejton. Në fjalën e tij, Çela evidentoi një rritje të ndjeshme të ngarkesës së punës, duke bërë me dije se gjatë vitit të fundit janë regjistruar 12% më shumë procedime penale në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.