Top Channel/ Oktoberfest: Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës!
20/09/2024 16:10

Autoritetet gjermane nuk duan të rrezikojnë, për këtë arsye, dhe kanë vendosur të shtojnë masat e sigurisë në vend në prag të festivalit të birrës dhe karnavaleve që njihet si “Oktoberfest”. Sulmi vdekjeprurës me thikë, i muajit të kaluar në Solingen, i ka shtyrë organet e rendit t’i paralajmërojnë pjesëmarrësit në festival se masat e sigurisë do të krijojnë radhë më të gjata në pikat hyrëse. Për herë të parë në historinë 189-vjeçare të festivalit bavarez të birrës, do të përdoren pajisjet elektronike për zbulimin e armëve, edhe pse nuk ka aktualisht, kërcënime specifike për festivalin më të madh popullor në botë, i cili fillon të shtunën në Mynih me rrotullimin tradicional të fuçive të birrës. Festivali që përfundon më 6 tetor pritet të frekuentohet nga 6 milionë pjesëmarrës. Shtimi i masave të sigurisë vjen pas sulmit të 23 gushtit në Solingen që la tre të vdekur dhe tetë të plagosur. I dyshuari i arrestuar për sulmin është një ish-azilkërkues sirian që duhej të ishte dëbuar drejt Bullgarisë vitin e kaluar, por që u fshihej autoriteteve. Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por pa dhënë prova. Dhuna që tronditi Gjermaninë riktheu në plan të parë të politikës gjermane çështjen e emigracionit, duke nxitur zgjerimin e kontrolleve në të gjitha pikat kufitare tokësore të vendit, nismë kjo që do të zgjasë për gjashtë muaj.

Top News- Përmbytje të fuqishme në Teksas/ Të paktën 78 persona humbën jetën, shumica fëmijë
07/07 09:47
Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top News – Thyejnë kockat për të dalë nga avioni / Pasagjerët në panik, alarm në bordin e Ryanair
06/07 15:32
Top News-A nis kështu Lufta e Tretë Botërore? Rutte parashikon sulme të njëkohëshme nga Kina e Rusia
06/07 15:31
Top Channel/ Dita e Ashuras/Muslimanët shia në gjithë botën vajtojnë vr*sjen e Imam Hysenit
06/07 15:05
Top Channel/ Tragjedi në Teksas / 50 të vd*kur nga përmbytjet, 27 vajza ende të zhdukura
06/07 14:37
Top News – Foshnjet ruse ‘flasin’ për gjeopolitikë / Indoktrinim në moshë të vogël, liderët me IA
06/07 14:31
Top News – Kievi sulmon Moskën, mbyllen aeroportet/ Goditen avionët e Putinit, 120 dronë gjatë natës
06/07 13:51
Top News – ‘Qielli u ngjyros me të kuqe’ / Banorët në arrati nga zjarret, panik në Francë
06/07 13:46
Top News – Dalai Lama mbush 90 vjeç / ‘Festë’ në Himalaje, mijëra njerëz në ceremoni
06/07 13:32
Top News – Hapet toka, ‘gëlltit’ dy kamionë / Gropë masive në mes të qytetit, nuk ka të lënduar
06/07 13:30
Top News – Izraeli, bisedime me Hamasin / Dërgon delegacion në Katar, kërkohet armëpushim
06/07 11:56
Top News – “Fundi” i Trumpit, vjen partia e re / Musk themelon “Partinë Amerikane”, sfidon sistemin
06/07 11:52
Top News – Rusia përgatit ofensivë të re / Synon verilindjen e Ukrainës, komandanti zbulon planin
06/07 11:52
Top News – Rrafshohet kampi, zhduken fëmijët / ‘Fatkeqësi natyrore’ në Teksas, të paktën 51 viktima
06/07 11:50
Top News – Ajatollahu ‘del nga bunkeri’ / Lideri suprem i Iranit, në publik për herë të parë
06/07 11:49
Top Channel/ “America Party” e Elon Musk/ Themelon partinë e tij pak javë pas sherrit me Trump
06/07 10:55
Top Channel/ Izraeli, bisedime me Hamas/Tel Avivi dërgon delegacion ne Doha, do flasin me ndërmjetës
06/07 10:50