Top Channel/ OKB kritikon Braverman: Qasja për azil nuk mund të kushtëzohet nga kombësia
05/12/2022 19:33

Një raport i miratuar nga sekretarja e brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman, që bën thirrje për një goditje radikale ndaj atyre që kërkojnë azil është kritikuar nga një organ i OKB-së për "gabime faktike dhe ligjore". Braverman shkroi parathënien e këtij raporti, që thotë se "nëse është e nevojshme" Britania duhet të ndryshojë ligjet për të drejtat e njeriut dhe të tërhiqet nga konventa evropiane për të drejtat e njeriut në mënyrë që të trajtojë cështjen e kalimit të Kanalit me varka të vogla. Raporti, rekomandon ndalimin pa afat të të gjithë azilkërkuesve që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar "ilegalisht" dhe se ministrat duhet të nxjerrin ligje për ta bërë të pamundur kërkesën për azil për ata që sipas tyre vijnë nga një vend i sigurt. Si për shembull, shqiptarët. Një ditë më parë ministri britanik i emigracionit Robert Jenrick u shpreh se shqiptarët vijnë nga një vend “që konsiderohet i sigurtë”, prandaj ata nuk kanë përse të kërkojnë azil në Angli. Por organi i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) vuri në dyshim përshkrimin në raport si "të paligjshëm" për njerëzit që kërkojnë azil .. “Nuk ekziston një gjë e tillë si 'azilkërkues i paligjshëm'. Ndalimi i pacaktuar i atyre që kërkojnë azil, bazuar vetëm në mënyrën e tyre të mbërritjes, do të ndëshkonte njerëzit që kanë nevojë për ndihmë dhe do të përbënte një shkelje të qartë të detyrimeve të Mbretërisë së Bashkuar sipas konventës së refugjatëve të vitit 1951”, thuhet në një deklaratë nga UNHCR. “Qasja në azil nuk duhet të jetë kurrë e varur nga mënyra e mbërritjes ose kombësia. Mënyra e vetme për të përcaktuar nëse njerëzit janë refugjatë është përmes një përcaktimi të drejtë dhe efikas të pretendimeve të tyre.”, sipas kësaj organizate.

Top News/ Gjermania ‘përgatitet’ për Rusinë / Lufta hibride, Berlini merr masa kundër ndikimit rus
29/03 09:25
Top Channel/ “Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit! Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë
28/03 22:56
Top News/ Tre Presidentë bëhen kundër Trump, superfushatë fondesh për Biden
28/03 22:30
Top Channel/ “Moska blen armë nga Koreja e Veriut”. Vota në OKB e Rusisë nxiti akuzat e Perëndimit
28/03 22:12
Top Channel/ E Enjtja e Madhe, Papa lan këmbët e 12 grave të burgosura!Dedikim dhe për luftën në Gaza
28/03 21:40
Top Channel/ Humb jetën tragjikisht shqiptari në Itali! E zunë poshtë materialet e ndërtimit
28/03 21:18
Top Channel/ Bombat ruse e kthejnë fshatin kufitar në Ukrainë në “ferr”, rrafshohen ndërtesat
28/03 20:03
Top Channel/ Të ndalohet diskriminimi për flokët e grave me ngjyrë, pr/tligji i parlamentit francez
28/03 19:05
Top Channel/ 100 mijë euro kokainë me vete, ja çfarë i ndodhi shqiptarit në Itali
28/03 18:35
Top Channel/ E rëndë, djali i ish-oficerit dënohet me burg në Angli! Si arriti të zbulohej
28/03 18:13
Top Channel/ A do ta fitojë Stambollin dhe Ankaranë? Të dielën testi i fortë për Erdogan
28/03 18:13
Top News/ Përvjetori i anëtarësimit në NATO/ Berisha-Shqipëria sot s’e meriton aleancën
28/03 18:07
Top News/ Rrotullimi i tokës po ndryshon / Shkrirja e akullit polar do ‘na vjedhë’ kohë
28/03 15:45
Top News/ Dimri do shkojë deri në verë! Borë në Britani, stuhia Nelson përfshin vendin
28/03 15:44
Top News/ SHBA ‘armatoset’ nga Turqia / Do blejë eksploziv për të prodhuar predha për Ukrainën
28/03 15:26
Top Channel/ Rekord i ri emigrantësh në La Mansh, shtohet presioni mbi Rishi Sunak!
28/03 15:25
Top Channel/ Mali i Zi votë kundër Kosovës në KiE, opozita kritika: Na dëmtoi reputacionin!
28/03 12:58
Top Channel/ Putin:Do godasim F16 e dhënë Kievit edhe në aeroportet e NATO-s, Berlini tërheq Taurus!
28/03 12:57
Top Channel/ “Zbutet” Izraeli, dërgon strategët e luftës në SHBA për sulmin në Rafah!
28/03 12:54
Top News/ Rusia sjell ‘bombat smart’ / Vazhdon terrori në Ukrainë, lëndohet foshnja tre muajshe
28/03 12:06