Top Channel/ OKB dënon ndalimin e ndihmave: “Ndihmoi sulmet e Hamasit”, tërhiqen 8 vende!
28/01/2024 12:22

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, u ka kërkuar vendeve që kanë ndërprerë financimin që të rishqyrtojnë vendimin e tyre të cilin e përshkroi si "tronditës". “Mbi dy milionë njerëz në Rripin e Gazës varen nga këto ndihma për mbijetesën e tyre të plotë", deklaroi Philippe Lazzarini. Tetë vende, përfshirë Britaninë e Madhe, vendosën të pezullonin ndihmën e tyre pas deklaratave të Izraelit se disa pjesëtarë stafi të UNRWA-s ishin të përfshirë në sulmet vdekjeprurëse të Hamasit të 7 tetorit në shtetin hebre. Agjencia sqaroi se është duke hetuar dhe personat në fjalë, janë shkarkuar tashmë. Izraeli ka akuzuar prej kohësh degë të ndryshme të OKB-së – përfshirë UNRWA-n – për paragjykim e madje edhe për antisemitizëm. Vendet që tani kanë pezulluar financimin e UNRËA janë Australia, Kanadaja, Finlanda, Gjermania, Italia, Holanda, Britania e Madhe dhe SHBA. E krijuar në vitin 1949, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë, UNRWA, është agjencia më e madhe e OKB-së që vepron në Gaza. Ajo ofron kujdes shëndetësor, arsim dhe ndihma të tjera humanitare për palestinezët në Gaza, Bregun Perëndimor, Jordani, Liban dhe Siri dhe punëson brenda enklavës rreth 13,000 vetë. Sulmet e 7 tetorit në jug të Izraelit, kur u vranë 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë, nxitën luftën në Rripin e Gazës. Fushata shpaguese ajrore dhe tokësore e shtetit hebre në këtë territor i ka kushtuar deri tani jetën më shumë se 26 mijë palestinezëve, shumica e të cilëve gra e fëmijë.

Top News – E vërteta e dosjeve Epstein. Clinton akuzon Trump: Po i përdor për t’u mbrojtur
17/02 10:06
Top News- 12 anije luftarake drejt Iranit, mes tyre më e madhja në botë, SHBA përgatit dhe F35-at
17/02 00:00
Top Channel/ Australia tërheq 34 shtetas nga Siria, ishin në një kamp me shqiptarët
16/02 23:19
Top Channel/ “Gjuetia” për gaz dhe naftë, Greqia dyfishon kërkimet në det
16/02 23:11
Top Channel/ Vrasja e aktivistit të djathtë trondit Francën, e vranë të majtët
16/02 23:10
Top News- Rrjeti i ri i sabotazhit: Kremlini angazhon ish-strukturat e Ëagner me mision në Europë
16/02 23:08
Top News- Terroristi kërkon të vrasë këngëtaren Taylor Swift, eksplozivë me porosi nga ISIS
16/02 23:06
Top Channel/ Shuhet këshilltari i “Kumbarit”, Lamtumirë ikonës Robert Duvall
16/02 22:39
Top News- Drama e familjeve në kampet e ISIS, duan të kthehen por nuk po riatdhesohen
16/02 22:19
Top Channel/ Anglia, gjobë nga emigrantët! Do u paguajë nga 6 mijë paund se u mori celularin
16/02 19:20
Top News – Irani ‘i tregon dhëmbët’ SHBA-së / Stërvitje ushtarake në ngushticën e Hormuzit
16/02 16:14
Top News – Rekord përmbytjesh, Franca në alarm / Stuhitë ndëshkojnë Spanjën me erëra vdekjeprurëse
16/02 16:13
Top Channel/ “Të tjerë gra e fëmijë në Siri”! Gjyshi i Alvin Berishës kërkon ndihmë për nipin
16/02 15:26
Top News – Ombrellë të përbashkët bërthamore / Gjermania e Franca në bisedime: Nuk zëvendësohet SHBA
16/02 15:08
Top News – SHBA e Hungaria, pakt bërthamor / Rubio takon Orban, mbështetje para zgjedhjeve
16/02 14:54
Top Channel/ Lista Epstein, akuza për përbaltje: “Përmban dhe emra të pafajshmish”!
16/02 14:50
Top Channel/ Dëbimet në Europë, si ICE në SHBA: Paralajmërimi nga mbi 70 organizata!
16/02 14:48
Top News – Nuk e vramë Navalnin me helm bretkose / Rusia hedh poshtë akuzat e Evropës: Gënjeshtra
16/02 14:46
Top News – Polonia do ndërtojë armë bërthamore: Qëndrimi ‘imperialist’ i Rusisë po na detyron
16/02 14:34
Top News – SHBA-Evropë, janë kaluar vijat e kuqe/ Trump tronditi lidhjet, nuk heq dorë nga Grenlanda
16/02 12:43
DIGITALB DIGITALB