Një oficer policie në Tajlandë ka qëlluar për vdekje gruan e tij, e cila punonte si mësuese në një çerdhe, në distriktin Bang Lamung të provincës Chonburi. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të paradites, në ambientet e Kopshtit Fillor Nongplalai, rreth 150 kilometra në juglindje të Bangkokut. Sipas mediave lokale, autori është identifikuar si Tasapong Thongthat. Ai dyshohet se ka qëlluar disa herë gruan e tij 48-vjeçare, Pailim Thongthat, në katin e parë të mensës së godinës, përpara se të largohej nga vendngjarja.