Top Channel/ OBSH jep alarmin: Puna me orar të zgjatur, mund “t`ju vrasë”!
17/05/2021 15:15

Nje studim i fundit i OKB-së tregon se puna me orar të zgjatur, më shumë se 55 orë në javë, shton ndjeshëm rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrën e nga hemoragjia cerebrale. Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe asaj Ndërkombëtare të Punës (ILO) u publikua në kohën kur pandemia e COVID-19 ka ndryshuar mënyrën e të punuarit dhe shtuan mundësinë e orëve të gjatë në punë, edhe pse hulumtimi vetë nuk i referohet kësaj periudhe por viteve të mëparshme. Autorët e tij analizuan të dhënat e mbledhura nga dhjetëra studimet të tjera ku përfshiheshin qindra mijëra pjesëmarrës. "Puna 55 orë ose më shumë në javë është një rrezik serioz për shëndetin", pohoi Maria Neira, drejtoreshë e departamentit të mjedisit, ndryshimit të klimës dhe shëndetësisë të OBSH-së. "Është koha që qeveritë, punëdhënësit dhe punonjësit të ndërgjegjësohen se orët e gjata të punës mund të çojnë në vdekje të parakohshme", nenvizoi ajo. Studimi arriti në përfundimin se puna 55 orë ose më shumë në javë shoqërohej me një rritje prej 35 për qind të rrezikut nga pësimi i një goditjeje në tru dhe një rritje prej 17 për qind të rrezikut të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me punën nga 35 në 40 orë. Sipas OBSH-së dhe ILO-së në vitin 2016, gati 400 mijë vetë vdiqën nga hemoragjia cerebrale dhe 347.000 nga sëmundjet e zemrës, pasi punuan të paktën 55 orë në javë.

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19