Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se nuk e dinë origjinën e tre objekteve që u goditën dhe u rrëzuan ndërsa fluturonin në lartësi të mëdha mbi Amerikën e Veriut. Qeveria amerikane tha se nuk mendon se objektet ishin mjete përgjimi, megjithëse e lë hapur edhe mundësinë se mund të kenë qenë të tillë.