Teksa numri i viktimave nga përmbytjet shkatërrimtare në Gjermani shënoi 177, kancelarja Angela Merkel pranoi se ekziston një nevojë e ngtushme për të përshpejtuar luftën kundër ndryshimeve klimatike. në “mea culpan” e saj, shefja e ekzekutivit gjerman pranoi se Gjermania dhe vendet e tjera “nuk kanë bërë aq sa duhet” për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius - një qëllim ky i vendosur me Marrëveshjen e Parisit për Klimën