Krimi ka pësuar ulje për vitin 2023. Ky është rezultati që përftohet nga të dhënat statistikore të përpiluara nga Prokuroria e përgjithshme të cilat i janë dorëzuar Kuvendit. Nëse raporti vjetor i SPAK fliste për grupe kriminale agresive që kishin kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe të Europës, që rekrutonin femra dhe ishin të dhunshëm, panorama e prezantuar nga Prokuroria është krejt tjetër, ku referuar shifrave flitet për tendenca në ulje për krimet ndaj jetës, pronës, krimeve seksuale etj.