Top Channel/ “Nuk morëm Kosovën, të marrim Bosnjen”, serbët dhe dokumenti për ndryshimin e kufijve
18/04/2021 15:07

Dokumenti “non-paper” që kryeministri slloven Janez Janša thuhet të ketë dorëzuar në Bruksel, kishte një paragraph të titulluar “Zgjidhje”. Pika e parë e tij, ishte Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. E dyta, bashkimi i pjesës më të madhe të Republikës Srpska me Serbinë" e më tej, prekej dhe kroacia. Çështja kombëtare Kroate mund të zgjidhet" ose, "duke bashkuar kantonet kryesisht kroate në Bosnjë-Hercegovinë me Kroacinë" ose duke i dhënë "Pjesës kroate" të vendit një "status të veçantë" - "bazuar në modelin e Tirolit të Jugut", thuhej aty. Ata që mbeten janë boshnjakët, që përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit. Sipas planit të Janšas atyre mund t'u jepet "një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur" dhe "për të cilin duhet të marrin përgjegjësinë e plotë". Nëse boshnjakët nuk dëshirojnë, atëhere nuk kanë pse të hyjnë në Europë: "Ata mund të votojnë në një referendum për një të ardhme në BE ose jo në BE apo Turqi." Boshnjakët muslimanë janë "përkohësisht" në favor të anëtarësimit në BE . "Por nëse kaosi vazhdon dhe me rritjen e ndikimit të Turqisë dhe islamit radikal, " thotë Janša, "situata mund të përkeqësohet në dekadën e ardhshme në mënyrë drastike ". Dokumenti shkaktoi tronditje të madhe pas publikimit nga portali i djathtë i slloven "necenzurirano.si", pasi ceshtja e rishikimit të kufijve, vazhdon të mbetet një tabu në Ballkan, ku prej tre dekadash përballen fort me njëri tjetrin dy koncepte: ai që kufijte duhet të mbeten të paprekur dhe tjetri, që ata duhen vendosur sipas kritereve etnike. Vetë kreu i republikës Srpska, Milorad Dodik sqaroi se as ai, e as presidenti serb Aleksandar Vucic nuk ishin në dijeni të dokumentit jozyrtar. Mgjithatë Dodik theksoi se ideja e një ndarje paqësore të Bosnje dhe Herzegovinës nuk është dicka e re. "Të gjithë bien dakord me faktin se Bosnje nuk mund te ekzistojë më kështu sic është, dhe se ndoshta do të ishte më mirë të flisnim për një ndarje paqësore," deklaroi ai në Beograd.

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19