Klaidi Mustaj, 26 vjeç, efektivi i policise nga Fieri, është kthyer në “heroin e ditës” pasi rrezikoi jetën për të shpëtuar disa persona që udhëtonin me një automjet tip “Benz”, qw u përmbys mbrëmjen e sw premtes në Qafën e Koshovicës. Ngjarja ndodhi kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga. Mustaj, ish-jurist i Bashkisë Mallakastër rrëfen se ka vepruar instinktivisht për të nxjerrë trupat nga makina, e cila mori flakë pak çaste më vonë. Pas ngjarjes, ai u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur aksidentet e rwnda. Për këtë akt guximi 26 vjeçarit Klaidi Mustaj drejtori i policisw sw shtetit i dha Certifikatwn për Shërbime të Dalluara. Ndwrsa kryeministri Rama tha se Mustajt i jemi të gjithë mirënjohës për forcën e madhe në shpëtimin e qytetarëve të dëmtuar gjatë aksidentit në aksin rrugor Levan-Fier.