Një 53-vjeçar humbi jetën në garazhin e shtëpisë së tij pasi u asfiksua nga gazi i gjeneratorit. Andrea Grazhdani 3 ditë më parë ishte kthyer nga Greqia dhe po bënte punime në shtëpinë e tij në fshatin Progër në Devoll për vendosjen e kaldajave pasi do të festonte me familjen për festat e fundvitit.