Në atë që shihet si lëvizja më e fundit e Rusisë për t`i mbyllur gojën disidencës dhe për t`i ndaluar kritikëve të Kremlinit që të kandidojnë për në parlament në muajin shtator, një gjykatë e Moskës i shpalli të jashtëligjshme organizatat e themeluara nga lideri rus i opozitës Alexei Navalny duke i emërtuar ato ekstremiste. vendimi që hyn në fuqi menjëherë ua ndalon njerëzve të lidhur me Fondacionin Navalny për Luftimin e Korrupsionit dhe rrjetin e tij të gjerë të zyrave rajonale në të gjithë Rusinë që të kandidojnë për poste publike.